Mücahit Aydemir
21 Maj 2022•Përditësim: 21 Maj 2022
Në Izrael është shënuar rasti i parë i virusit të lisë së majmunit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në vend është konstatuar rasti i parë i virusit të lisë së majmunit dhe se një mashkull i paidentifikuar rreth të tridhjetave është transferuar në spitalin Ichilov në Tel Aviv pas shfaqjes së simptomave të virusit.
Në deklaratë thuhet se pacienti ka "pasur kontakt me një person tjetër të infektuar me linë e majmunit jashtë vendit dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë".
Rastet e lisë së majmunit më parë janë shënuar në Britani, Spanjë, Portugali, SHBA, Itali, Suedi, Belgjikë, Australi dhe Kanada.
Lija e majmunit që njihet si një prej sëmundjeve të rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy lloje, në llojin e Kongos dhe atë të Afrikës Perëndimore.
Në llojin e virusit të Kongos ka 10 për qind rrezik të fatalitetit ndërsa në llojin e Afrikës Perëndimore ka një shkallë vdekjeje prej 1 për qind në njërën prej dy rasteve.
Virusi i cili transmetohet në përgjithësi nga kafshët tek njeriu dhe rrallë nga njeriu tek njeriu me kontakt të afërt, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe fluska që shkaktojnë kruarje në trup.