Ekip
14 Shtator 2020•Përditësim: 14 Shtator 2020
Ushtria izraelite ka arrestuar 297 palestinezë gushtin e kaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar, bënë të ditur organizatat palestineze që monitorojnë kushtet e të burgosurve në burgjet izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar sot nga Komisioni i Punëve të Burgosurve të Autoritetit Palestinez, Shoqata Palestineze e të Burgosurve (PPS), Shoqata për Mbështetjen e të Drejtave të Njeriut Addameer dhe Qendra e Informacionit Wadi Hilweh, 12 fëmijë dhe 10 gra u theksua të kenë qenë midis të arrestuarit.
Deklarata po ashtu shtoi se autoritetet pushtuese izraelite kanë lëshuar 73 urdhra ndalimi administrativ.
Deklarata vuri në dukje se numri i të burgosurve në burgjet izraelite tani është në rreth 4.500, duke përfshirë 41 gra, rreth 140 fëmijë dhe 340 të ndaluar administrativë.
Muajin e kaluar, AA raportoi se shumë palestinezë në burgjet izraelite janë infektuar me koronavirus.