Ekip
24 Dhjetor 2018•Përditësim: 24 Dhjetor 2018
RAMALLAH (AA) – Forcat izraelite kanë arrestuar 15 palestinezë në bastisjet e kryera në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Personat u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitetet terroriste popullore", tha ushtria izraelite në një deklaratë, pa dhënë detaje mbi natyrën e këtyre aktiviteteve.
Forcat izraelite shpesh kryejnë fushata të gjera të arrestimit në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar dhe Kudsin me pretekstin e kërkimit të palestinezëve "të kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, më shumë se 6.000 palestinezë vazhdojnë të lëngojnë në qendrat e paraburgimit në Izrael, duke përfshirë gjashtë anëtarë të parlamentit, 52 gra dhe 270 të mitur.