Mahmoud Barakat
24 Dhjetor 2018•Përditësim: 24 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) - Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) ka nisur manovra të gjera ushtarake në Gjirin Persik pranë ngushticës strategjike Hormuz, njoftoi televizioni shtetëror iranian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtrimet "Profeti i Madh 12" po zhvillohen me pjesëmarrjen e helikopterëve sulmues dhe logjistik, dronëve dhe njësive të forcave speciale, tha transmetuesi.
Sipas televizionit, operacionet ofensive do të shfaqen për herë të parë "brenda kuadrit të doktrinës së mbrojtjes të Iranit".
Manovrat ushtarake përputhen me praninë kohëve të fundit të një avionmbajtësi të SHBA-ve në ujërat e Gjirit.
Tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit filluan nga muaji maj, kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njëanshëm tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja për programin bërthamor të vitit 2015.