Gülşen Topçu
21 Shkurt 2019•Përditësim: 21 Shkurt 2019
GAZA (AA) - Forcat izraelite kanë arrestuar dy peshkatarë palestinezë në ujërat e bregdetit të Rripit të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Përgjegjësi nga komiteti i peshkatarëve në Unionin e Komiteteve për Punë Bujqësore në Gaza, Zekeriyya Bekr, në deklaratën për AA tha se njësitë e forcave detare izraelite, kanë hapur zjarr ndaj një varke peshkatarësh në largësi prej 11 milje në Han Junus, në jug të Gazës, ndërsa ka arrestuar dy vëllezër Heysem dhe Avar Bekr.
Ai gjithashtu shtoi se ende nuk kanë informacione për një varkë tjetër në të cilën gjendeshin dy peshkatarë.
- Kufiri në Marrëveshjen e Oslos është 20 milje
Sipas marrëveshjes mes Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës të realizuar në Oslo në vitin 1993, palestinezët kanë të drejtë të lëvizin lirisht deri në 20 milje. Por Izraeli vazhdimisht pengon peshkatarët palestinezë duke shkelur këtë marrëveshje.
Sipas statistikave të sindikatës së peshkatarëve rreth 50 mijë njerëz në këtë rajon ushqehen nga 4 mijë peshkatarë.
Izraeli që nga viti 2006 është duke e mbajtur nën rrethim nga toka, ajri dhe deti Rripin e Gazës ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë.