Hamdi Yıldız
11 Shkurt 2021•Përditësim: 11 Shkurt 2021
Ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar ka arrestuar një nga udhëheqësit e lëvizjes palestineze Hamas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët okularë deklaruan se bastisja u krye në shtëpinë e Abdulbasit al-Haj (48), një nga udhëheqësit e rëndësishëm të Hamas-it, i cili jeton në fshatin Jelkamus afër qytetit Jenin në veri të Bregut Perëndimor.
Pas bastisjes, Haj u arrestua, i cili kaloi 16 vjet në burgjet izraelite dhe u lirua një vit e gjysmë më parë.
Një ditë më parë në Jenin, ushtarët izraelitë, pas një bastisje, arrestuan Khalid al-Haj, 55-vjeç, një nga emrat kryesorë në Hamas.
Lidhur me arrestimet e fundit nuk janë prononcuar as Izraeli dhe as nga lëvizja Hamas.