Adham Kako
09 janar 2018•Përditësim: 09 janar 2018
ANKARA (AA) - Izraeli bombardoi pozicionet e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, pranë Damaskut, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit konfirmoi se tre sulme të ndryshme u kryen sot në mëngjes. Në deklaratë theksohet se sulmi i parë është kryer në zonën El-Kutayfa në Damask.
Nga ana tjetër, autoritetet siriane pretendojnë se kanë goditur një bombardues izraelit. Menjëherë pas sulmit të parë, u krye sulmi i dytë dhe i tretë.
Raketat u lëshuan nga Rrafshnalta e Golanit, ku dy prej tyre u neutralizuan me ndihmën e sistemit kundër ajror.
Mediat izraelite thonë se objektivat ishin depot e armëve, ndërsa autoritetet izraelite ende nuk janë prononcuar lidhur me ngjarjen.