Aness Suheil Barghoti
05 Tetor 2016•Përditësim: 06 Tetor 2016
GAZA (AA) – Forcat izraelite të mërkurën bombarduan veriun e Rripit të Gazës, menjëherë pasi një raketë u lëshua në jug të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite bëri të ditur në një njoftim se një raketë e lëshuar nga territori palestinez ka shpërthyer në qytetin jugor Sderot.
Dëshmitarët okularë për AA theksuan se tanket e ushtrisë izraelite qëlluan në pikat komanduese të Brigadave Ezzedeen al-Qassam, krahut të armatosur të Hamasit, në qytetin e Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës.