Mahmoud Barakat
07 maj 2019•Përditësim: 07 maj 2019
Autoritetet izraelite lejuan të martën hyrjen e dërgesave me karburante në Gazën e bllokuar, pasi paraprakisht vendosën një ndalesë nga shkaku i përshkallëzimit të fundit të situatës mes Izraelit dhe grupeve të rezistencës me bazë në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç bën të ditur transmetuesi izraelit, dërgesat e karburanteve hynë të martën në enklavat palestineze përmes kalimit tokësor në kufirin Kerem Shalom që lidh Gazën me Izraelin dhe gadishullin Sinaj të Egjiptit.
Të shtunën dhe të dielën, ushtria izraelite sulmoi Gazën përmes ajrit dhe artilerisë në tokë, ndërsa fraksionet e rezistencës, u kundërpërgjigjën me hedhjen e raketave drejt Izraelit jugor.
Dhuna përfundoi të hënën në mëngjes përmes një armëpushimi, kushtet e të cilit mbeten të paqarta.
Ajo kishte për epilog të paktën 27 palestinezë të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, si dhe katër izraelitë të vrarë, ashtu siç bëjnë të ditur mediat izraelite.