Turgut Alp Boyraz
11 Shtator 2017•Përditësim: 11 Shtator 2017
JERUSALEM (AA) – Ministrja izraelite e Drejtësisë, Ayelet Shaked ka thënë se do të ishte e dobishme për presidentin sirian Bashar al-Assad të mbante larg Iranin nëse dëshiron që regjimi i tij të mbetet në krye të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Nesë dëshiron të mbetet në pushtet, për Asadin do të ishte mirë të pengojë praninë e Iranit në Siri", ka thënë Shaked në Konferencën Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, e cila është mbajtur sot në qytetin izraelit Herzliya.
Gazeta "Jerusalem Post" raporton se Shaked me këtë rast ka thënë se Izraeli duhet të intensifikojë presionin mbi bashkësinë ndërkombëtare për të parandaluar forcimin e pranisë iraniane në Siri.
"Në rast se bashkësia ndërkombëtare nuk i përmbahet kësaj kërkese, atëherë i mbetet Izraelit të bëjë atë që duhet", ka thënë Shaked.