Kaamil Ahmed
30 Mars 2017•Përditësim: 30 Mars 2017
JERUSALEM (AA) – Izraeli ka ulë për dy milionë dollarë shtesë financimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) nga shkaku i “votës anti-izraelite” në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHCR), raporton Anadolu Agency (AA).
"Paratë do të shfrytëzohen për projekte zhvillimore në shtetet të cilat përkrahin Izraelin në organizatat ndërkombëtare”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Emmanuel Nahson.
Ky veprim do të ulë totalin e shpenzimeve izraelite për OKB-në në 3.7 milionë dollarë, pasi 11.7 milionë dollarët e financuar, u përgjysmuan dhjetorin e kaluar si pasojë e rezolutës 2334 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.