Abdel Ra'ouf Daoud Abdel Ra'uof Arnaout,Ali Semerci
23 Gusht 2017•Përditësim: 24 Gusht 2017
JERUSALEM (AA) – Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 6 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se ushtarët e Izraelit kanë arrestuar 6 palestinezë me pretendim se janë përfshirë në “aktivitetet terroriste”.
Në deklaratë thuhet se ndalimet janë realizuar në qytetin Nablus, në kampin El-Xhelezun, në fshatin Kefr Akab dhe në qytetin El-Halil.
Forcat izraelite shpesh po realizojnë bastisje në shtëpitë e Bregut Perëndimor dhe të Jerusalemit Lindor të cilët ndodhen nën pushtim dhe po arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Sipas të dhënave të zyrtarëve palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë palestinezë prej të cilëve 300 janë fëmijë.