Sena Güler
05 Prill 2019•Përditësim: 06 Prill 2019
Gjykata izraelite ka vazhduar kohëzgjatjen e arrestit të Mustafa Kharouf, një fotoreporter palestinez i Anadolu Agency (AA), në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke hedhur poshtë kërkesën për lirimin e tij.
Gjykata Qendrore në Kudsin Lindor të pushtuar njoftoi vendimin e zgjatjes së paraburgimit të 32-vjeçarit Kharouf, seanca dëgjimore e të cilit u mbajt më 31 mars, tha në një deklaratë me shkrim familja dhe avokati i palestinezit.
Paraburgimi i tij është zgjatur deri më deri më 5 maj 2019, thuhet në deklaratë, duke shtuar se autoritetet izraelite janë përpjekur ta dëbonin Kharoufin me pretekstin e disa akuzave të pabaza të cilat ata i quajtën "informacione sekrete" dhe nuk i zbuluan.
Adi Lustigman, avokati i Kharouf, tha se do të apelojë ndaj vendimit në Gjykatën e Lartë të Izraelit.
Për 20 vitet e fundit, autoritetet izraelite kanë refuzuar vazhdimisht t'i japin Kharoufit një leje qëndrimi afatgjatë, duke e detyruar atë të marrë vizë turistike çdo vit.
Më 22 janar, Kharouf u arrestua nga policia izraelite. Që atëherë, ai është mbajtur në një qendër deportimi për emigrantët e paligjshëm të huaj.
Pasi Kharouf u lind në Algjeri, prokurorët izraelitë bëjnë thirrje për dëbimin e tij nga Bregu Perëndimor në Jordanin fqinj, edhe pse familja e tij është nga Kudsi.
Kharouf ka një lloj pasaporte jordaneze që i lejon vetëm të udhëtojë në vendet fqinje arabe, por nuk i jep atij shtetësi ose të drejta banimi në Jordani.
Ai punon për AA si fotograf që nga gushti i kaluar.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Izraelit, 14.630 palestinezëve u janë shfuqizuar lejet e tyre të qëndrimit në vitet e fundit.
Në vitin 1967, Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, të cilin e drejta ndërkombëtare ende e konsideron si "territor të pushtuar".