Alma Çekovic
19 Qershor 2016•Përditësim: 20 Qershor 2016
OKINAWA (AA) – Dhjetëra mijëra protestues u tubuan sot në Nahi, kryeqytin e ishullit Okinawa për të protestuar kundër bazës ushtarake amerikane dhe veprave penale të personelit amerikan në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstruesit, sipas vlerësimeve të tyre rreth 65.000 vetë, shprehën zemërimin e tyre kundër SHBA-ve pasi një ish-marins në bazën ushtarake në Okinawa në prill dyshohet se ka përdhunuar dhe vrarë një vajzë, banore të kësaj zone.
Rasti ka shtuar antipatinë ndaj bazave ushtarake amerikane në këtë rajon, destinacion i popullarizuar turistik japonez.
Protesta, e organizuar në parkun e qytetin Naha, filloi me një minutë heshtje në shenjë përkujtimi të viktimës, 20 vjeçares Rina Shimabukuro.
Dhjetëra mijëra demonstrues formuan një zinxhir rreth bazës kryesore ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shenjë kundërshtimi ndaj pranisë amerikane në Japoni. Me pankarta qartazi porositën: “Mos përdhunoni Okinawan”, “Mbyllni të gjitha bazat ushtarake”.