Ahmet Furkan Mercan
08 Prill 2022•Përditësim: 08 Prill 2022
Ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi tha se dëshirojnë të forcojnë bashkëpunimin e sigurisë mes Japonisë dhe NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri Hayashi, ndaj bashkëbiseduesve të tij në Samitin e ministrave të Jashtëm të NATO-s ku ai mori pjesë nëpërmjet internetit ka thënë se "Siguria evropiane dhe indo-paqësore nuk mund të konsiderohet kurrë si e pavarur".
Sipas Ministrisë së Jashtme japoneze, Hayashi në samit ka bërë thirrje për të forcuar bashkëpunimin e sigurisë mes vendit të tij dhe NATO-s.
Në fjalimin e tij duke vënë në dukje se disa vende mbështesin "direkt ose në mënyrë indirekte" Rusinë në luftën që ka hapur ndaj Ukrainës, Hayashi theksoi se Kina "ende nuk i ka dënuar" sulmet e Rusisë.
Agjencia e lajmeve "Kyodo" ka tërhequr vëmendjen se thirrja në fjalë për bashkëpunim e Japonisë ka ardhur në periudhë lufte dhe ka theksuar se Hayashi ka nënkuptuar "përpjekjet e Rusisë dhe Kinës për të ‘ndryshuar me forcë status quo-në‘ në rajonet e tyre".