Ahmet Furkan Mercan
22 Dhjetor 2016•Përditësim: 23 Dhjetor 2016
TOKIO (AA) – Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka miratuar në nivel rekord buxhetin për mbrojtjen ndaj kërcënimeve nukleare dhe rreziqeve rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e BBC-së theksohet se kryeministri Abe ka miratuar buxhetin shtetëror në vlerë prej 831 miliardë dollarësh. Ndërkaq, buxheti i shtetit për mbrojtje është rritur në 43,6 miliardë, me një rritje prej 1,4 për qind. Theksohet se në rritjen e buxhetit për mbrojtje rol të madh kanë luajtur shpenzimet për aeroplanë ushtarakë dhe nëndetëse.
Krahas rritjes së buxhetit, Japonia do ta avancojë edhe sistemin e mbrojtjes raketore kundër rreziqeve të programeve balistike dhe nukleare të Koresë së Veriut.
Nëse Kuvendi Kombëtar Kokkai miraton buxhetin, atëherë në fuqi do të hyjë rritja e pestë në buxhetin e mbrojtjes që nga marrja e detyrës nga kryeministri Abe në vitin 2012. Buxhetet e miratuara në Japoni hyjnë zyrtarisht në fuqi në fillimi të muajit prill të vitit 2017.