Ahmet Furkan Mercan
11 Nëntor 2016•Përditësim: 12 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Është ekzekutuar një dënim me varje për vrasje dhe vjedhje me dhunë në Japoni, transporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Kyodo, thuhet se Ministria e Drejtësisë së këtij vendi, ka njoftuar se është ekzekutuar dënimi me varje i 45 vjeçarit, Keniçi Tazhiri nga Komamoto, zonë kjo që ndodhet në jugperëndim të vendit. Ai ishte i dënuar për vrasjen e dy personave.
Ky vendim është i pari pas ardhjes në detyrë të ministrit të Drejtësisë, Katsutoshi Kaneda. Ai ka theksuar se vendimet e varjeve i nënshtrohen një procesi shumë të kujdesshëm.
'Sipas vendimit të marrë, thuhet se Tazhiri, më parë ka vrarë në vitin 2004 49 vjeçaren nga Kumamoto me emrin Çizuko Nakatsu pasi i ka marrë asaj me forcë një shumë parash prej 180 mijë jen. Ai ka vrarë gjithashtu edhe 65 vjeçarin Joshiko Migita në qendër të Kumamoto-s.