Murad el-Arifi,Gülşen Topçu
02 Shtator 2016•Përditësim: 03 Shtator 2016
TAIZ (AA) – Gjatë luftimeve që ndodhën në qytetin Taiz të Jemenit mes Lëvizjes shiite Husi dhe forcave të qeverisë humbën jetën 12 persona, ndërsa 35 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën qendrës mediatike në Taiz, Forcat e Rezistencës Popullore të cilat përkrahin qeverinë, thuhet se në luftimet që shpërthyen në lindje dhe perëndim të qytetit, jetën e kanë humbur 12 persona, prej të cilëve një milic dhe 11 militantë të Lëvizjes Husi, ndërkohë që 35 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 17 milicë dhe 18 pjesëtarë të lëvizjes Husi.