Handan Kazancı
02 Shtator 2016•Përditësim: 02 Shtator 2016
TASHKENT (AA) - Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov (78), i cili së fundmi pësoi një goditje në tru, është në gjendje kritike shëndetësore, bëri të ditur të premten qeveria e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Uzbekistanit, i cili në atë pozitë qëndroi më shumë se 25 vite, ndodhet në përkujdesje intensive që nga e shtuna e kaluar.