Mustafa Keleş
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
NEW YORK (AA) - Presidenti i Jemenit Abd Rabbuh Mansur Hadi, njoftoi OKB-në se kanë për qëllim që të ndërprejnë operacionet në Jemen për 7 ditë, duke filluar më 15 dhjetor kur do të fillojnë negociatat në Zvicër, raporton Anadolu Agency (AA).
Në letrën dërguar deri tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Hadi njofton se qeveria e Jemenit është gati për negociatat dhe se kanë për qëllim të shpallin armëpushim me arsye që në vend mos të ketë më gjakderdhje dhe për të përgatitur terrenin për negociatat.