Hakan Ceyhan Aydoğan
08 dhjetor 2015•Përditësim: 08 dhjetor 2015
MOSKË (AA) - Si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një stacion të autobusëve në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, sipas informacioneve paraprake janë plagosur 3 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës të bërë nga Policia e Moskës, në shpërthimin e ndodhur në rrugën “Pokrovka” e cila gjendet në qendër të Moskës në orët e mbrëmjes në një stacion të autobusëve shpërtheu lëndë eksploziv.
Theksohet se nga shpërthimi i rëndë janë thyer dritaret e stacionit. Gjithashtu u theksua se si pasojë e shpërthimit 3 persona të cilët gjendeshin në afërsi u plagosën nga xhamat e thyer të dritares.
Policia e cila është duke bërë hetime në vend ngjarje pretendon se ka mundësi që materiali eksploziv është hedhur nga një automjet i cili ishte duke lëvizur.