Alı H. M. Abo Rezeg
05 Shkurt 2020•Përditësim: 06 Shkurt 2020
Disa pjesëtarë të vjetër të ushtrisë iraniane dhe Hezbollahut libanez janë vrarë gjatë përleshjeve me ushtrinë jemenase derisa mbështesnin rebelët Huthi, tha sot ministri i informacionit të Jemenit, Muammar Al-Eryani, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Milicitë Huthi janë akoma duke dërguar bashkëpunëtorët e tyre në beteja, duke u dhënë iluzion për fitore familjeve të tyre", tha Al-Eryani për agjencinë jemenase të lajmeve Saba.
Ai shtoi se qindra rebelë Huthi janë vrarë, përfshirë udhëheqësit e tij të vjetër.
Al-Eryani theksoi se përleshja ende vazhdon në zona përreth kryeqytetit Sanaa.
Rebelët Huthi ende nuk kanë dhënë deklaratë mbi pretendimet. Irani dhe Hezbollahu, gjithashtu nuk i komentuan këto pretendime.