Hakan Çopur
23 Shtator 2016•Përditësim: 23 Shtator 2016
WASHINGTON (AA) – Qeveria amerikane ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë bashkëpunim ushtarak me Rusinë përderisa nuk i zbaton detyrimet e saj në lidhje me Sirinë dhe regjimin i Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, në konferencën ditore për media ka folur rreth gjendjes aktuale në lidhje me armëpushimin në Siri dhe qëndrimit të regjimit të Asadit dhe Rusisë.