Alı H. M. Abo Rezeg
31 Janar 2020•Përditësim: 31 Janar 2020
Mijëra jordanezë sot u mblodhën në kryeqytetin e vendit, Aman, kundër të ashtuquajturit "Plani i paqes për Lindjen e Mesme" të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Përkundër shiut të dendur, mijëra jordanezë iu përgjigjën thirrjeve të Lëvizjes Islame Jordaneze dhe partive tjera jordaneze.
Protestuesit u mblodhën për Palestinën dhe brohoritën slogane duke thirrur në mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa të Kudsit dhe dogjën flamurin izraelit.
Abdul Hamid Thunaibat, udhëheqësi i Vëllazërisë Muslimane të Jordanisë, ishte në mesin e protestuesve dhe mbajti një fjalim duke paralajmëruar "për komplot amerikan kundër popullit palestinez dhe jordanez".
Aktivitete dhe ngjarje tjera në mbështetje të palestinezëve dhe kundër planit amerikan u zhvilluan në qytete të ndryshme të Jordanisë.
Të martën, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pa praninë e asnjë zyrtar palestinez shpalosi planin e tij për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez.