Ekip
29 Korrik 2020•Përditësim: 30 Korrik 2020
Sipas gjykatës mbretërore të vendit, Mbreti i Jordanisë, Abdullah II sot lëshoi një dekret për të mbajtur zgjedhjet parlamentare, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Data e votimit do të përcaktohet brenda 10 ditëve", tha TV al-Mamlaka, duke cituar Komisionin e Pavarur Zgjedhor.
Dekreti nënkupton shpërbërjen e Parlamentit dhe largimin e afërt të qeverisë.
Zgjedhjet do të mbahen në një kohë kur Jordania është duke luftuar me pasojat ekonomike nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe tensionet për planin izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar.