Dejan Maksimoviç
10 Dhjetor 2016•Përditësim: 10 Dhjetor 2016
CHICAGO (AA) – Federata e Futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) shpalli Jozy Altidore (27) futbollistin më të mirë për vitin 2016 përderisa 18-vjeçari Christian Pulishiç u zgjodh lojtari më i mirë i ri, raporton Anadolu Agency (AA).
Altidore çmimin e njëjtë e fitoi edhe në vitin 2013 kurse këtë e fitoi me 32 përqind të votave përpara Bobby Wood i cili kishte 30 përqind dhe Geoff Cameron (15 përqind), bëri të ditur FF e SHBA-ve.
Altidore në vitet e fundit ka treguar lojë të shkëlqyer për ekipin kombëtar duke shënuar 6 gola. Për shkak të lëndimit nuk mori pjesë në Copa America.