Ekip
10 Dhjetor 2016•Përditësim: 10 Dhjetor 2016
MELBURN (AA) – Ishujt Solomon janë goditur nga një tërmet i ri, një ditë pas tërmetit prej 7.8 ballë sipas shkallës së Rihterit i cili dëmtoi 30 ndërtesa dhe shkaktoi shpalljen e paralajmërimit për cunami, raporton Anadolu Agency (AA).
Si të premten, ashtu edhe të shtunën në mëngjes tërmeti prej 6.9 ballë në Oqeanin Paqësor shkaktoi paralajmërimin për cunami, i cili pas një kohe të shkurtër u tërhoq.
Mediat australiane kanë raportuar pretendimet e shërbimeve kompetente lokale, sipas të cilëve nuk ka pasur dëme të mëdha.