Selçuk Acar
04 Qershor 2017•Përditësim: 05 Qershor 2017
NEW YORK (AA) - Yllja e Hollivudit dhe fituesja e Oscar, Julianne Moore, i është bashkuar një proteste të mbajtur në New York, ku të gjithë pjesëmarrësit ishin veshur ngjyrë portokalli, me rastin e "Ditës së Vetëdijes Kombëtare ndaj Dhunës me Armë", raporton Anadolu Agency (AA).
Njerëz që kanë rënë preh e sulmeve me armë, të mbetur gjallë nga sulmet e kësaj natyre dhe të afërm që kanë humbur familjarët e tyre në sulme, të mbështetur nga aktivistë të shumtë të shoqërisë civile, kanë nisur marshimin e tyre në urën Bruklin dhe më pas janë derjtuër drejt Manhatan-it të poshtëm, duke u tubuar në Sheshin Foley.