Barış Seçkin
04 Qershor 2017•Përditësim: 05 Qershor 2017
TORINO (AA) - Më shumë se 1.500 perosna janë plagosur në rrëmujën e mbrëmshme, e cila ka ndodhur në zonën e tifozëve në qendër të Torinos, ku tifozët e Juventusit në ekranet e mëdha kanë ndjekur ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, thonë autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prefektura e Torinos ka deklaruar se rrëmuja është shkaktuar nga frika e sulmit terrorist. Burimi i zhurmës që ka shkaktuar panik ende është i panjohur, por mediat italiane spekulojnë se mund të ketë qenë një shpërthim i fishekzjarrit.