Riyaz Khaliq Khaliq
01 gusht 2023•Përditësim: 01 gusht 2023
Junta ushtarake e Mianmarit sot miratoi faljen shtetërore për udhëheqësen e burgosur Aung San Suu Kyi, transmeton Anadolu.
Gjithashtu falja përfshin edhe ish-presidentin Win Myint, raportoi "Myanmar Now". Ish-udhëheqësit e partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci janë burgosur që nga grushti i shtetit të shkurtit në vitin 2021.
Zhvillimi vjen një ditë pasi junta zgjati gjendjen e jashtëzakonshme në vendin e Azisë Juglindore me 6 muaj, për herë të katërt që nga grushti i shtetit. "Falja nuk amniston Aung San Suu Kyi dhe presidentin Win Myint për të gjitha veprat e supozuara, por thjesht do të ulë dënimet e tyre", shton raporti.
Muajin e kaluar, raportet zbuluan se Suu Kyi ishte pajtuar për dialog pa asnjë kusht.
Kjo vjen pasi ministri i Jashtëm i Tajlandës, Don Pramudwinai u tha homologëve të tij nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) se ishte takuar së fundmi me Suu Kyi.