KAJRO (AA) - Zyrtarët e sigurisë në Egjipt njoftuan se numri i të vdekurve në konfliktin e nodhur gjatë ditës së sotme mes demostruesve dhe policisë në lindje të Kajros arriti në nëntë, transmeton Anadolu Aagency (AA).
Në lagjen Matarijja të Kajros janë plagosur 13 persona.
Një protestues është vrarë në përleshjet e ngjashme në qytetin bregdetar egjiptian të Aleksandrisë.
Dy demostrues u vranë në Delta të Nilit në krahinën Beheira, nga shpërthimi i një bombe të vendosur nën shtyllën e tensionit të lartë, lajmërojnë zyrtarët identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Protestuesit u mblodhën për të shënuar përvjetorin e katërt të fillimit të revolucionit që u zhvillua në 2011, pas së cilës u rrëzua nga qeveria presidenti Husni Mubarak.