ATHINË (AA) - Mbështetësit e koalicionit radikal të majtë SYRIZA kanë dalë në rrugët e Athinës për të festuar fitoren në zgjedhjet e parakohshme ku sipas përfundimeve jozyrtare duket se po kryeson këto zgjedhje, raporton Anadolu Agency (AA).
Përkrahësit e SYRIZA-s janë mbledhur në sheshin Klafthmonos aty ku kanë edhe qendrën elektorale të tyre për të festuar, ata kanë filluar festimet bashkë me fillimin e numërimeve duke brohoritur "Erdhi koha e së majtës".
Për shkak të rritjes së tepërt të pranisë së përkarëhsve të SYRIZA-s rrugët që të çojnë në shesh janë mbyllur nga qarkullimi. Ndërkohë që është vënë re që edhe partitë e majta Europiane kanë ndjekur nga afër këto festime me praninë e tyre në shesh. Përfaqësuesi i partisë gjermane të majtë Die Linke ka thënë në një deklaratë se janë në shesh për të kundërshtuar politikat e tkurrjes. "Politikat e Greqisë do të sjellin ndryshime edhe në Gjermani edhe në Europë" ka shtuar ai. Përfaqësuesit e të majtëve Europianë mbanin pankarta me mbishkrime "Duke filluar nga Greqia do të ndryshojmë Europën".
Nga ana tjetër lideri i SYRIZA-s pritet të mbajë një fjalim për fitoren, ndërkohë që në rrejtet sociale ai ka theksuar se këto zgjedhje i ka fituar shpresa.