Cüneyt Karadağ
25 Janar 2023•Përditësim: 26 Janar 2023
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, ka bërë të ditur se Gjermania do t’i dërgojë në Ukrainë 14 tanke luftarake ‘Leopard 2A6’, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hebestreit tha se kancelari Olaf Scholz për këtë vendim informoi kabinetin federal mëngjesin e sotëm.
Ky vendim ishte kërkuar nga Kievi dhe anëtarët e aleancës perëndimore kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, duke argumentuar se këto tanke janë shumë të nevojshme për të luftuar një ofensive të pritur pranverore nga Moska.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane theksoi se ky hap do të ndërmerret në koordinim me partnerët ndërkombëtar, si dhe shtoi se qëllimi është "të bashkojë sa më parë dy batalione tankesh me tanket ‘Leopard 2’ për Ukrainën".
Ai tha se Gjermania gjithashtu do të lejojë aleatët e saj të eksportojnë tanke ‘Leopard’ në Ukrainë.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në muajin shkurt të vitit të kaluar, Berlini është kritikuar për hezitimin e tepërt të dërgimit të armëve në Ukrainë, veçanërisht të armëve që mund të kthejnë rrjedhën e konfliktit.