Emin Avundukluoğlu
11 mars 2016•Përditësim: 12 mars 2016
VILNIUS (AA) – Politikani rus i opozitës dhe ish kampioni botëror i shahut, Garry Kasparov të premten tha se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë ka për qëllim ta ndajë Evropën dhe se nuk fsheh ambiciet e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në forumin e Lirë rus në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, Kasparov kritikoi politikat e Putinit. Ai ka fajësuar atë se me sulmet ruse në Siri shkaktoi përkeqësimin e situatës në terren gjë që detyroi njerëzit të largohen në Evropë.
"Qëllimi kryesor i Putinit është që ta ndajë Evropën, dhe me këtë ai nuk fsheh ambiciet e tij", tha mjeshtri i shahut.
Kasparov konsideron se Rusia qëllimisht dëshiron të përkeqësojë situatën në Siri dhe se ka për qëllim dobësimin e aleancës-NATO.
"Shanset janë shumë të vogla që Rusia të fillon një luftë kundër NATO-s, pasi që Moska e di se kjo do të nxisë reagim ushtarak të NATO-s", tha Kasparov.