Atilla Hancı
11 mars 2016•Përditësim: 12 mars 2016
ANKARA (AA) - Në Japoni u mbajt ceremonia e përkujtimore për 18 mijë viktimat në tërmetin katastrofik prej 9 ballësh dhe cunamit që ndodhi pas tij para 5 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoni morën pjesë Perandori Akihito, Perandoresha Miçiko dhe kryeministri Shinzo Abe.
Miliona njerëz në mbarë vendin bënë homazhe në orën 14.46, sipas kohës lokale, në kohën kur kishte ndodhur tërmeti i cili njihet si një nga tërmetet më të mëdha të inçizuara. Në vendin në të cilin pothuajse ishte ndalur koha, të pranishmit duke ulur kokat e tyre u lutën për viktimat që humbën jetën në këtë tragjedi.
Në Tokio ranë kambanat, ndërsa trafiku në metro u ndalën për një kohë.