Şenhan Bolelli
27 Tetor 2017•Përditësim: 28 Tetor 2017
BARCELONË (AA) - Parlamenti i qeverisë autonome të Katalonjës në lindje të Spanjës mori vendimin për të shpallur pavarësinë në mënyrë të njëanshme pas një votimi të fshehtë që u realizua në këtë parlament, raporton Anadolu Agency (AA).
Parlamenti miratoi propozim vendimet për "Shpalljen e Republikës Katalonjase të pavarur dhe fillimin e procesit të strukturimit", të cilat u prezantuan nga aleanca "Junts pel Si" (Të Bashkuar për Po) në qeverinë e pakicës, si dhe partia e majtë ekstreme mbështetëse "Kandidatura e Unitetit Popullor" (CUP).
Në votimin e fshehtë për propozimet e "Junts pel Si" dhe CUP-së, 70 vota ishin pro, 10 kundër, ndërsa 2 vota rezultuan të zbrazëta. Përveç partisë "Catalunya si que es pot", të gjitha partitë e tjera opozitare nuk morën pjesë në votim, duke e lëshuar sallën e asamblesë plenare në shenjë proteste.
Ndërkohë, teksa lëshuan sallën, deputetët e Partisë Popullore (PP) vendosën flamuj të Spanjës dhe Katalonjës në ulëset e tyre.