Bedrudin Brlyavac
03 shkurt 2016•Përditësim: 03 shkurt 2016
MADRID (AA) - Në Spanjë, është konfirmuar rasti i katërt i virusit të rrezikshëm Zika, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat spanjolle kanë raportuar se qytetari spanjoll u infektua gjatë qëndrimit të tij kohët e fundit në Amerikën Latine.
Pacienti thuhet se dy javë më parë iu drejtua mjekëve në lidhje me simptomat e zakonshme të virusit.
Pas marrjes së rezultateve përfundimtare, burri i infektuar i moshës mesatare u ftua për kontrolle shtesë për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Tre rastet tjera të virusit Zika në Spanjë janë regjistruar tek personat të cilët janë kthyer kohët e fundit nga vendet e Amerikës Latine.