Seda Sevencan
04 Mars 2021•Përditësim: 04 Mars 2021
Katari dhe Egjipti duan të rivendosin marrëdhënie të ngrohta, deklaroi dje ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdurrahman Al-Thani, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ne në shtetin e Katarit dhe vëllezërit në Egjipt i shohim gjërat pozitivisht dhe përpiqemi për një rivendosje të marrëdhënieve të ngrohta", deklaroi Al-Thani në një konferencë për media pasi kryesoi seancën e 155-të të rregullt të Këshillit të Ligës Arabe në niveli ministror.
Ai theksoi se është takuar me ministrin e Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry në Kajro. Al-Thani tha se takimi i tij me Shoukry u zhvillua në një frymë pozitive dhe optimiste.
Të martën, Al-Thani udhëtoi në kryeqytetin e Egjiptit për të marrë pjesë në takimin e Ligës Arabe.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti nënshkruan marrëveshjen e pajtimit me Katarin gjatë një samiti të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit më 5 janar të këtij viti duke i dhënë fund ndërprerjes së marrëdhënieve më shumë se 3 vjeçare.
Të katër vendet ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Katarin në vitin 2017, duke akuzuar Dohan për mbështetjen e terrorizmit.
Katari fuqishëm mohoi akuzat, duke thënë se bllokada tokësore, detare dhe ajrore ishte një përpjekje për të shkelur sovranitetin e tij.