Ekip
10 Janar 2021•Përditësim: 10 Janar 2021
Transportuesi kombëtar i Arabisë Saudite planifikon të rifillojë fluturimet në Katar nga e hëna për herë të parë që nga viti 2017, pasi të dy fqinjët nënshkruan një marrëveshje pajtimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
"SAUDIA rifillon operimin e fluturimeve nga Riadi dhe Jeddah për në Doha, me 4 fluturime të planifikuara javore nga Riadi dhe 3 fluturime javore nga Jeddah, ndërsa fluturimi i parë nga Riadi në Doha niset të hënën më 11 janar", njoftoi kompania shtetërore në Twitter.
Veprimi erdhi pasi Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje pajtimi me Katarin për t'i dhënë fund përçarjes me Katarit që zgjati më shumë se tre vjet.
Të enjten, Qatar Airways tha se filloi të ridrejtojë fluturimet e saj për të kaluar përmes hapësirës ajrore saudite.
Të hënën, Arabia Saudite tha se u pajtua për të rihapur hapësirën ajrore dhe kufirin tokësor dhe detar me Katarin, si pjesë e marrëveshjes për të hequr bllokadën e udhëhequr nga Arabia Saudite të vendosur mbi Katarin që nga viti 2017.
Arabia Saudite dhe aleatët e saj akuzuan Katarin për mbështetjen e grupeve terroriste, një akuzë e mohuar fuqishëm nga Doha, e cila dënoi bllokadën si një përpjekje për të shkelur sovranitetin e saj.