Ekip
07 Shtator 2016•Përditësim: 07 Shtator 2016
DOHA (AA) - Katari dhe Rusia të martën nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim ushtarak, njoftoi Agjencia zyrtare e lajmeve të Katarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë, marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi midis ministrit të Mbrojtjes të Katarit, Khalid bin Mohammad Al Attiyah dhe homologut të tij rus, Sergej Shoigu. Marrëveshja gjithashtu është raportuar edhe nga agjencia ruse e lajmeve Tass.
"Mënyrat e mbështetjes dhe nxitja e marrëdhënieve ushtarake, si dhe bashkëpunimi mes Dohas dhe Moskës u diskutuan gjatë takimit mes dy ministrave në Rusi", thekson më tej agjencia e Katarit.