Serdar Bıtmez,Gülşen Topçu
12 Mars 2021•Përditësim: 12 Mars 2021
Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed Bin Abdulrahman Al Thani tha se mes vendit të tij dhe Turqisë ka marrëdhënie të fuqishme partneriteti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Al Thani në një deklaratë nga Twitteri shprehu kënaqësinë për takimin e tij me homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu në kryeqytetin Doha.
Ai theksoi se mes Katarit dhe Turqisë ka marrëdhënie të fuqishme partneriteti si dhe një koordinim të vazhdueshëm rajonal dhe ndërkombëtar.
Kryediplomati i Katarit, Al Thani dje bashkë me Çavuşoğlun dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov mbajtën konferencë të përbashkët për media, pas takimit trepalësh.