Ahmet Gençtürk
12 Mars 2021•Përditësim: 12 Mars 2021
Nigeria ka deklaruar se nuk do të negociojë me grupin terrorist Boko Haram, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media, këshilltari i sigurisë kombëtare, Babagana Monguno, tha se qeveria nigeriane nuk i sheh negociatat si një mjet për t'u marrë me përkeqësimin e kushteve të sigurisë në vend.
"Negocimi do të kuptonte dobësi. Në vend të kësaj, ne do të mobilizojmë të gjithë fuqinë tonë për të zhdukur dhunën në vend", tha Monguno.
Në fillim të këtij muaji, presidenti Muhammadu Buhari, tha se grupeve të armatosura u është dhënë dy muaj kohë për të hedhur armët dhe për t'u dorëzuar.
Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në Nigerinë verilindore, por më vonë përhapi mizoritë e saj në Nigerin fqinj, Çad dhe Kamerun, duke shkaktuar një përgjigje ushtarake.
Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështje Humanitare, 30 mijë persona janë vrarë dhe pothuajse 3 milionë janë zhvendosur në një dekadë të aktiviteteve terroriste të Boko Haram-it.