AP
15 Janar 2016•Përditësim: 16 Janar 2016
DOHË (AA) – Kompania shtetërore e naftës së Katarit, Woqod njoftoi se mesnatën e së premtes do të rritë çmimet e karburanteve të subvencionuara me 30 përqind, raporton Anadolu Agency (AA).
Katari është një tjetër vend në Gjirin Persik, i cili për shkak të rënies globale të çmimit të naftës, ka vendosur të shkurtojë subvencionet në karburante.
Kompania shtetërore Woqod vendimin e saj e publikoi në Twitter. Fotografitë që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë njoftim lidhur me çmimet e reja në pikat e karburantit në vendin e vogël të Gjirit, i cili është i pasur me gaz natyror dhe naftë.
Kështu që benzina super do të shitet me çmim prej 0.35 dollarë për litër krahasuar me aktualen prej 0.27 dollarë, benzina e thjeshtë që kushtonte 0.23 dollarë, tani do të shitet për 0.31 dollarë për litër.