Mohammad Fahim Abed
15 Janar 2016•Përditësim: 16 Janar 2016
KABUL (AA) - Në qytetin Kunar në rajonin lindor të Afganistanit jetën e humbën 4 fëmijë nga një familje si pasojë e shpërthimit të një predhe mortaje me të cilën ishin duke lozur, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i policisë në Kunar, Abdul Habib Sayidhel në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se ka shpërthyer një predhë mortaje në një fushë ku ishin duke lozur fëmijët në rajonin Shanger të qarkut Asmar. Mjeti shpërthyes ka mbetur nga koha e luftës civile në vend.
Sayidhel theksoi se 4 fëmijë nga një familje kanë humbur jetën. "Fëmijët kanë menduar se predha e mortajës është lodër dhe kanë lozur me të, ndërkohë predha ka shpërthyer", tha ai.
Pavarësisht pastrimit të dhjetra mijëra hektarë fusha, ende në pjesë të ndryshme të vendit ka mjete shpërthyese të vendosura në tokë.