Sibel Morrow
14 Korrik 2020•Përditësim: 14 Korrik 2020
Komisioni Evropian (KE) miratoi formimin e një ndërmarrje të përbashkët, të sigurisë kibernetike në Lindjen e Mesme, e cila do të themelohet nga Raytheon Technologies Corporation e SHBA-së dhe ndërmarrja kombëtare e naftës e Arabisë Saudite, Aramco, njoftoi KE, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipërmarrja e përbashkët do të jetë aktive në marketing dhe shitje të produkteve dhe shërbimeve të mbrojtjes kibernetike brenda Arabisë Saudite, rajonit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, tha komisioni në një deklaratë.
"Raytheon është aktive në hapësirën ajrore dhe mbrojtëse duke siguruar sisteme dhe shërbime të përparuara për klientët komercial, ushtarakë dhe qeveritarë në të gjithë botën. Aramco është e angazhuar kryesisht në eksplorimin, prodhimin dhe tregtimin e naftës së papërpunuar dhe, në një masë më të vogël, në prodhimin dhe tregtimin e produkteve të rafinuara dhe petrokimikëve", tha komisioni.
Komisioni tha se sipërmarrja e propozuar nuk do të shqetësonte konkurrencën, duke marrë parasysh që ndërmarrja e përbashkët nuk pritet të ofrojë produkte ose shërbime për klientët në Zonën Ekonomike Evropiane.