Şenhan Bolelli
14 Korrik 2020•Përditësim: 14 Korrik 2020
Gjatë një operacioni antiterrorist të ndërmarrë nga forcat e sigurisë në orët e mëngjesit në lindje të Spanjës, në Barcelonë, u arrestuan dy shtetas të Algjerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia spanjolle e lajmeve EFE, duke u bazuar në burime nga gjykata, theksoi se dy shtetasit e Algjerisë kishin përgatitur aktivitete terroriste në Barcelonë.
Operacioni i mëngjesit të sotëm është vazhdim i hetimeve të cilat zbatohen në Barcelonë rreth një vit e gjysmë dhe gjatë të cilave janë arrestuar 18 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale
Gjatë një sulmi terrorist të kryer më 17 gusht 2017 në Barcelonë, humbën jetën 15 persona, kurse 131 u plagosën.