Gözde Bayar
29 Korrik 2019•Përditësim: 30 Korrik 2019
Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA), Fondacioni Hayrat dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) kanë kryer operacione falas për 300 persona në qytetin Garissa në Kenia, në kujtim të tentativës së dështuar të 15 korrikut për grusht shteti në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi organizata joqeveritare turke ‘Fondacioni Hayrat’, diagnoza e 300 pacientëve, të cilët qëndruan në kampin e refugjatëve Dabaad, u krye nën kontrollin e koordinatorit për shëndetin në Fondacionin Hayrat, Fatih Karabacak dhe koordinatorit të TIKA-s në këtë vend, Emre Yüksek.
Pacientët iu nënshtruan operacioneve që do t’u mundësojnë atyre që për një kohë të shkurtër të mund të shohin.
Shumë familje luftojnë për të patur qasje në nevojat themelore në Garissa, një nga qarqet më të varfra që ndodhet në verilindje të Kenias.
Shumë njerëz në Garissa vuajnë nga katarakte të syve, që rezultojnë në një vizion të paqartë të të pamurit, për shkak të ekspozimit ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë në qarkun e thatë dhe gjithmonë me diell.
Përveç këtyre, ndaj grupeve të ndryshme të moshave u trajtua kirurgjia e syrit në dy qendra shëndetësore.
Medino Osman Yaris, nënë e 5 fëmijëve, tha se erdhi nga Somalia për t’u trajtuar. Ajo tha se u beson mjekëve turq dhe kishte shpresë se të pamurit do t’i kthehet përsëri.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut në vitin 2016, i cili la të martirizuar 251 persona dhe rreth 2.200 të plagosur.
Ankaraja poashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.