Ekip
20 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Kenia ka deportuar në Tanzani 182 persona që u testuan pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan mediat, transmeton Aandolu Agency (AA).
Zyrtari i lartë shëndetësor i Kenias, Mutahi Kagwe, tha se të deportuarit ishin në mesin e 214 personave që u testuan pozitiv gjatë kontrolleve në kufirin Kenia-Tanzani, raportoi e përditshmja lokale “The Star”.
Ai tha se 182 personat, të gjithë qytetarë të Tanzanisë, u kthyen nga pesë vendkalime të ndryshme kufitare.
Më tej tha se tre laboratorë, përfshirë dy objekte lëvizëse, funksionojnë në qytetin kufitar Namanga për të siguruar testim optimal.
Një tjetër laborator është ngritur në qytetin Naivasha, i vendosur 92 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Nairobi, për të testuar njerëzit që mund të kenë qenë të humbur në kufi, shtoi zyrtari.
Kenia, e cila ka raportuar 963 raste dhe 50 vdekje deri më tani, të shtunën mbylli kufijtë e saj me Somalinë dhe Tanzaninë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të COVID-19 në Afrikë ka arritur në 91,598, sipas përditësimit më të fundit të Qendrave të Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.