Ali Cura
20 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, tha se situata lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19) në vend ka filluar të përmirësohet dalëngadalë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një mbledhje të zhvilluar me zyrtarë lidhur me luftën kundër COVID-19, Mishustin bëri të ditur se prej 3 ditëve është vërejtur ulje në numrin e të prekurve me virusin.
Për herë të parë norma e rritjes së rasteve ka rënë nën 3 për qind tha Mishustin duke njoftuar se "Sot për herë të parë numri i të shëruarve ishte më shumë se numri i rasteve ditore".
"Ka filluar të pakësohet barra mbi sistemin shëndetësor. Kjo tregon se situata është drejtë përmirësimit dalëngadalë" theksoi kryeministri Mishustin.
- Hiqen kufizimet në 14 rajone
Duke vënë në dukje se janë përmbushur kriteret për heqjen graduale të kufizimeve që zbatuara 17 rajone për shkak të pandemisë, Mishustin shtoi se "Në 14 prej 17 rajoneve janë marrë vendime në përputhje me ‘fazën e parë’ dhe kufizimet po hiqen".
Gjatë 24 orëve të fundit, 8.764 raste të reja u konfirmuan pozitivë me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 308.705 rasteve dhe me 135 vdekje u rrit në 2.972 numri gjithsej i vdekjeve, ndërsa me 9.262 të shëruar u rrit në 85.392 numri i të shëruarve.