Ekip
28 Korrik 2016•Përditësim: 29 Korrik 2016
NAIROBI (AA) – Tym, hi i trashë dhe flakë e kuqe është pamja e cila shoqëron rreth 100 shkolla në Kenia të cilat u dogjën në trazirat e fundit në këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Kryqit të Kuq, vetëm të martën në mbrëmje u dogjën gjashtë shkolla duke lënë mijëra nxënës të kalojnë natën në të ftohtë në qiell të hapur.